"Shoqata Durrësi" zhvilloi mbrëmjen e djeshme aktvitetin e radhës në lidhje me Festën e Pranverës 2019. Ashtu si dhe në aktivitetet e tjera të kësaj shoqate, dy biznesmenë të njohur janë nderuar me titullin "Nderi i qytetit" për aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre në fushën e biznesit.

Kryesia e shoqatës kishte përzgjedhur biznesmenin, Mustafa Shaba, president i "EM Shala Group" si dhe biznesmenin që operon në fushën e  fasonerisë, Petrit Lato.

Për të dy personat e vlerësuar me çmimin "Nderi i qytetit të Durrësit" motivacioni është: "Për kontributin e rendësishëm që jep në zhvillimin ekonomik të qytetit, në mbështetjen e aktiviteteve, në promovimin e historisë dhe kulturës qytetare durrsake, për vlerat e spikatura intelektuale, qytetare dhe humane".

Aktiviteti është shoqëruar me një koncert ku kanë marrë pjesë këngëtarë të njohur të muzikës së lehtë dhe asaj popullore.

K.H.