Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet në Austri.

Në seancën e parë stërvitore zhvilluar në Grac, me grupin u bashkua edhe sulmuesi Taulant Seferi.  

Të gjithë futbollistët morën ngarkesë të plotë dhe procesi stërvitor ka shkuar normalisht.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Seferi, u stërvit rregullisht dhe gëzon gjendje të mirë fizike, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës. 

Me grupin u bashkua pasdite edhe mesfushori Amir Abrashi, i cili vjen pas aktivimit në ndeshjen e play-out në Zvicër me ekipin e Grasshoper, që siguroi mbijetesën, pasi fitoi 2-1 kundër Thun. 

Ndërkohë të dielën në mbrëmje pritet të bashkohet me ekipin edhe kapiteni Berat Gjimshiti, pasi të ketë përfunduar angazhimet e tij me klubin e Atalantës.

Ttë dielën kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në prag të miqësores së parë të qershorit, kundër Lihtenshtejnit. 

Ky test do të zhvillohet më datë 3 qershor, duke nisur nga ora 20:00 në stadiumin “Haladas” në Hungarisë.