ARKTIK – Pamjet që ofrojnë fotot e shkrepura nga Jeff Bowman janë një fenomen jo i rrallë, por i vështirë për t’u vëzhguar, mbi të gjitha për faktin që foto të tilla janë të vështira për t’u arritur.

Bowman, një kërkues nga Universiteti i Washingtonit, së bashku me profesor Jody Deming, po mbyllin një studim pikërisht për formën e atyre që njihen Lulet e Akullit.

Lulet e Akullit shtrihen në një hapësirë goxha të madhe në ujërat e ngrira të detit Arktik. Ato janë shumë të pasura me kripë dhe baktere.

Bowman shpjegon se ato janë shumë të vështira për t’u gjetur dhe rezistojnë shumë pak, pasi akulli poshtë tyre është shumë lehtë i thyeshëm dhe ato shkatërrohen sapo nis të fryjë erë.