Në mbyllje të konferencës së përbashkët për shtyp nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti tregoi edhe çfarë diskutuan në mbledhjen me dyer të mbyllura dy kabinetet qeveritare.

Ai u shpreh se gjatë takimit përreth një orë e gjysmë me kryeministrin Rama nuk është përmendur fare fjala Ballkan apo Serbi, por vetëm Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë takimit tonë rreth 1 orë e gjysmë, ku Kryeministri Rama ka ardhur me pothuajse gjysmën e Këshillit të tij të Ministrave dhe unë me pothuajse gjysmën e kabinetit qeverisës. Më shumë kanë diskutuar ministrat tanë se sa ne të dy dhe gjithçka ka qenë me qasje zhvillimore. Dhe për 1 orë e gjysmë nuk janë përmendur as fjala Ballkan as Serbi, por veç Kosovë edhe Shqipëri. Mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetëm politikë ndërkombëtare. Kemi aq shumë punë për të bërë në aspektin e ekonomisë, financiave, tregtisë, infrastrukturë, por natyrisht që ne përgjigjemi për shkak të korrektësisë dhe mirësjelljes së pyetjeve tuaja”.