Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr sot pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, i cili do të mbahet në Bled të Sllovenisë.

Kurti do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale. Ndërkohë, mbrëmë ai ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob. Pjesë e kësaj darke ishin liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe kryeministrin Rama.

Në një postim në Instagram të Ramës, Kurti dhe ai shihen duke buzëqeshur teksa shtrëngonin duart, ndërsa edhe në tavolinë janë ulur pranë njëri-tjetrit. Pas tensioneve të fundit, ku ka pasur edhe refuzime takimesh për sa i përket situatave në Veri të Kosovës, marrëdhënia mes tyre duket se është e mirë.