Në radën e portit më të madh të Durrësit pret të hyjë për shkarkim anija 44-vjeçare “La Joie” me brokerim dhe pronësi greke e flamur panamez. Ky mjet lundrues do të shkarkojë 4.980 tonë lidhje hekuri “Kurum” nga kompania stivadore “Liburnet 1” në kalatën 5.
Sikurse është bërë e ditur, kompania e madhe turke e metalurgjisë “Kurum International” sha Elbasan ka shpallur falimentin. Në prag të Ditës së Verës, më 11 mars 2016, është protokolluar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit kërkesa e shoqërisë përmbarimore private “ TDR GROUP “ shpk për vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga shoqëria "Kurum International” sha, Hasmet Kurum.
Info 1 / Anija “La Joie”
Flamuri: Panama. Menaxhimi dhe pronësia: “Cassiopeia Seaëay”, Athinë, Greqi. Viti i ndërtimit: 1972 nga kantieri detar “Van Der Giessen De Noord – Alblasserdam”, Holandë. Tonazhi: 6 341 tonë. Gjatësi x gjerësi: 101.48 metra x 16.06 metra.
Info 2 / Aktiviteti i “Kurum International” sha:
Prodhim, tregtim i çeliqeve të ndërtimit e profileve të tjera të hekurit, importimi dhe eksportimi me shumicë dhe pakicë i mallrave të ndryshme industriale, ushqimore, konfeksioneve, elektroshtëpiakeve, karburanteve e lubrifikanteve, lëndë të para ndihmëse për industrinë e çelikut e të gjithë mineraleve te tjera. Transport mallrash brenda dhe jashtë vendit, hoteleri, ndërtime të ndryshme. Prodhim gëlqereje, oksigjeni, azoti, avulli e tregtim të tyre. Prodhim, import-eksport i energjisë elektrike, energjisë diellore dhe energjinë nëpërmjet erës. Grumbullim, demolim, përpunim, tregtim, import-eksport të skrapeve të ndryshme. Prodhim, tregtim me shumicë dhe pakicë, eksport-import i materialeve të industrisë së çeliqeve siç është dhe pa u kufizuar vetëm me to: aliazhet metalike, derdhjet metalike, konstruksionet e çelikut, profilet me saldim dhe të petëzuara, tubat me saldim dhe pa saldim,elementet e tjera të konstruksioneve metalike etj. Prodhim, tregtim me shumicë dhe pakicë, eksport-import, punime sipërfaqësore dhe / ose nëntokësore të produkteve minerare që përdoren si lëndë hyrëse në industrinë metalurgjike. Kërkim, zhvillim, prodhim dhe tregtim me shumicë dhe pakicë të gazoilit, benzinës, solarit, mazutit, bitumit, gazit të lëngëzuar të naftës (GLN), naftës, gazit dhe të të gjitha nënprodukteve të tjera të naftës. Import-eksport dhe përdorim të burimeve të rrezatimit jonizues.
Th.M.





