Kampioni në fuqi si “njeriu më i fortë në botë”, Mitchell Hooper, beson se heroi misterioz australian, Tom Haviland mund të marrë titullin e lakmuar nëse angazhohet të stërvitet për konkursin e vitit të ardhshëm.

Haviland, i cili është 203 centimetra i gjatë dhe peshon 157 kilogramë ka bërë një revolucion në botën e fitnesit me mbështetës si Joe Rogan që thonë se ai ka ‘fizikin më të çuditshëm ndonjëherë’.

37-vjeçari jeton një jetë të qetë në Bregun Sunshine në Queensland dhe e bën pjesën më të madhe të ushtrimeve në pronën e tij.

Ai gjithashtu e veçon veten nga të fortët e tjerë, duke mos ngritur vetëm pesha, por edhe duke lëvizur rreth objekteve natyrore, siç janë gurët e mëdhenj, ndërsa pothuajse gjithmonë e mban fytyrën të fshehur.

“Nëse Tom Haviland do të garonte për njeriun më të fortë në botë, nuk mendoj se ai do të pretendonte vetëm për në finale, mendoj se do të pretendonte për podium”, ka thënë Hooper.

“Dhe unë mendoj se ai mund të fitojë titullin e njeriut më të fortë në botë – nëse ai angazhohet për Strongman (stërvitje)”. Nuk dihet nëse Haviland do të ishte i interesuar për një projekt të tillë, pasi ai duket shumë i kënaqur me stërvitjen në pronën e tij në Australi.