Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke folur për protestat lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Shehaj iu drejtua Ballës, duke i thënë që të ketë kujdes kur kalon nga afër koshit të plehrave se mund të ndodhë si në vendet e tjera që i kanë futur brenda. Në fund, Shehaj theksoi se kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje dhe jo të injorohen qytetarët.  

“Zbatoni ligjet e Kushtetutën. I shihni njerëzit që kanë dalë apo jo. Ju kalojnë afër shtëpisë apo jo. Janë me dhjetëra mijëra, del Taulanti dhe i tall. Keni shitur Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve në 35 vite, kanë dalë në shesh shqiptarët. Kuvendi duhet të shkrihet nuk ju duan më njerëzit duhet të vijnë t’ju marrin zvarrë. Taulant kujdes kur kalon afër koshit të plehrave se mund të të marrin e t’ju fusin atje siç kanë bërë në vende të tjera. Do të mbahet mend si qershori i protestave. Mjaft i injoruat dhe ua nxitë jetën qytetarëve. Kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje”, tha ai.