Një burrë nga Florida u arrestua në muajin e mjaltit pasi la gruan e tij në gjumë për të shkuar të takonte një punonjëse seksi.

Paul Turovsky, 34 vjeç, doli fshehurazi nga dhoma e tij e hotelit në Tampa teksa gruaja e tij po flinte dhe u largua për të takuar një prostitutë që kishte gjetur në internet.

Megjithatë, kur ai mbërriti në hotelin Hyatt ku do të takonte prostitutën, ai u arrestua nga policia lokale gjatë një operacioni.

Zyra e Sherifit të Qarkut Hillsborough konfirmoi se Turovksy iu përgjigj një reklame dhe pranoi të takonte oficerin e kamufluar për të paguar për seks. Ai u vu në pranga me të mbërritur në hotel.

Sipas raportit të arrestimit, Turovsky është një menaxher biznesi i vetëpunësuar nga Fort Myers.

Sakaq, nuk dihet nëse Turovsky është akoma i martuar apo gruaja i kërkoi urgjentisht divorcin.