Një automjet, tip Jaguar, është përfshirë nga flakët në afërsi të stacionit të trenit në Durrës, tek stacioni i autobusave të Shijakut.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Zjarri është shuar, por nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, makina eshte perfshire nga flaket ne ecje dhe shoferi i mjetit ka dale menjehere nga automjeti. 

Hetimet vijojnë.