15korrik 2015 – K.D., 19 vjeç humbi jetën pas një konflikti me thika në një pishinë në Vorë. Mësohet se orët e pasdites nisi një sherr mes një grupi të rinjsh, ku mbetën 4 të lënduar me thikë. Njëri prej tyre, 19 vjeçari nga Nikla, ndërroi jetë në spital, për shkak të plagëve. Policia ka shkuar në vend, duke kryer hetimet dhe për të zbardhur autorin e krimit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/