Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, kryetarja e bashkisë Emiriana Sako dha lajmin e mirë se qeveria do të kalojë në mbledhjen e kësaj jave aktin normativ, që i hap rrrugë kalimit të lekëve të bonusit, të bllokuara prej 3 muajsh.

Sipas Sakos, paratë që mbi 3000 familje nuk i marrin që nga muaji maj i këtij viti, do të nisin të kalojnë në llogaritë bankare të qytetarëve në fillim të muajit gusht.