6 gusht 2015 – Një Udhëzim i përbashkët i Ministrisë së Financave (MF) dhe Ministrisë së Transportit e Infrastrukturës (MTI) i ka hapur rrugë miratimit të tarifave të shërbimeve portuale për vitin 2015 (kliko në: file:///C:/Users/USER/Downloads/apd_tarifat_portuale_2015.pdf), njoftoi pasditen e 6 gushtit 2015 zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të personit juridik publik “Autoriteti Portual Durrës” (APD).
Dy dikasteret kanë pranuar propozimin e Këshillit Drejtues të APD-së. Me një Udhëzim të Përbashkët nr. 1568/3 qysh më dt. 14 korrik 2015 kanë përcaktuar se institucioni përgjegjës për vjeljen e tarifave pa TVSH është Autoriteti Portual Durrës, ose subjekte të autorizuara prej tij. MTI-a dhe MF-ja kanë vendosur njëkohësisht shfuqizimin e Udhëzimit nr 851/1 të datës 6 shkurt 2013, me të cilin punohej më parë. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/