Një operacion antidrogë është duke u zbatuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Kavajës. Burime policore bëjnë të ditur se ai po kryhet nga DVP Durrës dhe Komisariati i Kavajës. Në total janë ekzekutuar 18 masa sigurie të firmosura me vendim gjykate.

Aksioni kishte si objektiv shpërndarësit e lëndëve narkotikëve në lokale, pranë shkollave, zonave ku frekuentohen nga eksponentë të shpërndarjes. Burime thonë se masat janë ekzekutuar të gjitha.