“Lajthitja” e çmimit të naftës, ka bërë që durrsakët të fikin automjetet e tyre në rrugë këtë pasdite, në një protestë simbolike kundër rritjes së menjëherëshme, që po u rëndon xhepat.

Të dyja anët e rrugës kryesore në bulevardin “Dyrrah” janë momentalisht të bllokuara, ndërsa paralelisht qytetarët po protestojnë në sheshin “Liria” me pankarta në duar kundër rritjes së çmimeve.

Policia ndodhet në sheshin kryesor të qytetit dhe po monitoron nga afër situatën.