Tre adoleshentë në Durrës janë larguar në drejtim të paditur. Kanë qenë nënat e tyre të alarmuara, të cilat janë paraqitur në komisariat dhe kanë denoncuar ngjarjen.
Nuk dihet nëse largimi i të tre adoleshentëve të moshave 15 dhe 17 vjeç ka lidhje njëri me tjetrin apo jo.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, pasi kanë kallëzuar shtetaset Z. K., M. N., dhe H. L., se janë larguar nga banesa 3 fëmijët e tyre, të moshave 15 dhe 17 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre“, njofton policia.





