17 maj 2015 – Operacioni “Bingo” i ndërmarrë nga karabinieria prangosi 20 persona: italianë, marokenë, një ruse dhe një shqiptar. Të arrestuarit kishin vjedhur me thyerje zyrat e disa bashkive në jug të Italisë. Ata kishin vjedhur krahas parave kesh edhe 1 500 karta italiane identiteti, 12 pistoleta Berreta të policëve bashkiakë dhe mbi 200 fishekë pistolete.

Me thellimin e hetimeve rezultoi që të tjerë shqiptarë janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Prokuroria italiane ka lëshuar dy urdhër-arreste. Njëri është për Pëllumb Manan, 49 vjec dhe tjetri për Fitnete Mukën, 47 vjece. Kur karabinierët shkuan t’i arrestojnë, Pëllumbi dhe Fitnetja kishin”fluturuar” me kohë. Italianët dyshojnë se cifti ia ka mbathur në Shqipëri për t’i shpëtuar drejtësisë italiane.