Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Jug të Shqipërisë në orën 13:54.

Tërmeti ka qenë 15 kilometra larg Tepelenës. Magnituda ishte 3.7 e shkallës Rihter, ndërsa tërmeti ka rënë në një thellësi 5 kilometra nën tokë.

Nga lëkundjet sizmike nuk ka persona të lënduar dhe as raportime për dëme materiale.