Një tërmet i fortë ka rënë në det mëngjesin e sotëm, duke u ndjerë në disa qytete të Greqisë, por edhe në shtete të tjera, si Egjipt dhe Izrael.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete.

 Ndërkohë, sizmiologët grekë kanë thënë se nuk ka vend për panik dhe as nuk ka paralajmërim për cunami, për shkak se tërmeti ishte në thellësi të madhe.