Në periudhën festive Babagjyshi i Vitit të Ri merr rreth 32 mijë letra në ditë e deri më tani i janë adresuar rreth 15.5 milionë nga 198 vende të ndryshme të botës. Nga këto, në vend të parë të dërgimit të letrave qëndrojnë anglezët, në vend të dytë italianët, në vend të tretë polakët, në vend të katër finlandezët, në vend të pestë japonezët dhe në vend të gjashtë kinezët.

Në vitin 2011 Santa Claus ka marrë rreth 550 mijë letra. Të rriturit i kërkojnë babagjyshit më shumë lumturi, punë dhe shëndet. Ndërkohë që fëmijët kërkojnë një kafshë shtëpiake, një vëlla ose motër, dhe një babagjysh pesonal, por nuk mungojnë edhe dëshirat për lodrat e tyre më të preferuara ku për këtë vit janë iPod dhe Nintendo Wii.

Njerëzit e të njëjtës zonë theksojnë se Babagjyshi i Vitit të Ri jeton me nënën e tij Claus në një vend që quhet Korvatunturi, ku ndodhet edhe fabrika magjike e lodrave.