Policia në Tiranë ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në makinë. 50-vjeçari rezulton i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.
Njoftimi:
“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje nga Forca e Posaçme “Shigjeta” si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në planin e masave, për goditjen e paligjshmërisë në çdo fushë të saj.
Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shigjeta” dhe Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Again” .
Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në automjet, vihet në pranga 50-vjeçari.
50-vjeçari, i dënuar disa herë për armëmbajtje, për lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.
Në pranga bie dhe drejtuesi i automjetit për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet arma e zjarrit, lënda narkotike si dhe automjeti.