Liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe KE (Komisioni Europain) kanë reaguar pas vendosjes së tarifave nga presidenti amerikane, Donald Trump.
Ministri francez i industrisë Marc Ferracci tha për “Le Figaro” se “Është e qartë se duhet të reagojmë. Ne jemi në pritje të vendimeve të administratës amerikane se çfarë do të prekë Evropën”.
Ndërsa ministri i financave të Italisë, Adolfo Urso tha për La Stampa se “Trump ka një mandat specifik nga populli i tij: të riafirmojë primatin amerikan, të rifillojë industrinë dhe vendet e punës në Shtetet e Bashkuara. Europa duhet të bëjë të njëjtën gjë. Në të njëjtën kohë, duhet të diskutojë me SHBA-në për të shmangur nxitjen e një lufte tregtare shkatërruese”.
Reagim ka pasur edhe nga Komisioni Evropian, i cili deklaroi “BE është plotësisht e bindur se tarifat e ulëta promovojnë rritjen dhe stabilitetin ekonomik. Do të përgjigjemi me forcë nëse prekemi nga tarifat e padrejta”.