“Ajri i ndotur ndikon në rritjen e kriminalitetit”

22/04/2019 - 18:46

Ajri i ndotur mund të ndikojë në rritjen e kriminalitetit. Ky është përfundimi i një studimi 2-vjeçar nga një hulumtues britanik, i cili ka analizuar shifrat e krimit në Londër.

Në studimin e cituar nga media britanike BBC thuhet se numri i ngjarjeve kriminale ishte më i lartë në ato ditë dhe zona ku niveli i ndotjes rritej ndjeshëm. Studiuesi Sefi Roth krahasoi krimet në zonat e prekura nga ndotja e shkaktuar nga gazrat që çlironin fabrikat në kryeqytetin britanik, me lagjet e tjera në të cilat ajri ishte më i pastër.

Në të njëjtin përfundim ka arritur më herët edhe një studim i ngjashëm në Shtetet e Bashkuara, ku analizohej marrëdhënia mes ndotjes dhe ngjarjeve kriminale. Megjithatë ende nuk shpjegohet se pse ajri i ndotur ndikon në rritjen e kriminalitetit dhe për këtë duhen studime më të zgjeruara.

Këto përfundime mund të ndihmojnë policinë të shtojë masat e sigurisë në zonat ku parashikohet rritje e intensitetit të ndotjes në ajër në ditë të caktuara. 9 në 10 banorë në gjithë botën thithin ajër të ndotur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Roopkund, një liqen i largët i lartë në Himalajet Indiane, është shtëpia e një prej mistereve më të mëdha të arkeologjisë: skeleteve të r

Majmunët duan të dominojnë jetën në Japoni.

Pas një paralajmërimi që po qarkullonte në rrjet, shumë ndjekës të Instagram u shqetësuan se fotografitë e tyre mund të përdoren.

Dwayne Johnson ishte aktori më i paguar i vitit të kaluar, sipas renditjes vjetore më të fundit të Forbes.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump është bërë gjysh për herë të 10-të.

Historia e dashurisë me ish-bashkëshortin Blerim Xhemaili ka marrë fund qe një kohë, por eksploduesja Erjona Sulejmani nuk e ka harruar b

Bieta Sulo vjen gjithnje afër publikut me postimet e saj, që zgjojnë kureshtje.

Më 13 qershor të këtij viti, aktorja e njohur Edith Gonzales u nda nga jeta, pasi po vuante prej kohësh nga kanceri në mitër.

Princesha Charlotte mund të jetë fëmija i mesëm i Princit William dhe Kate Middleton, por ajo mban vendin e parë për sa i përket pasurisë