Moti i ftohtë dhe me borë që po mbretëron në Londër nuk i detyroi tre policë të hyjnë dhe të nxehen në makinë.

Ata kanë qëndruan jashtë një parkingu dhe për t'u ngrohur kanë nisur të luajnë me topa bore.

Në fakt, ata nuk janë të vetmit që luajtën sikur fëmijë, pasi ishte parë edhe një patrullë tjetër që sfidoi borën në të njëjtën formë.

“Trajnimet speciale” është dëgjuar duke thënë dikush në sfond, për 'argëtimin' e veçantë që bënë policët para se të nisnin turnin.