Punëtori gjen çantën me 360 mijë USD dhe ia kthen pronarit

18/08/2019 - 09:01

Një punëtor bashkiak në provincën Manisa të Turqisë gjeti një çantë që kishte 2 milionë lira turke (360.000 dollarë) në një park lokal dhe e ktheu atë tek pronari i saj. Uğur Durmuş hasi një çantë në një ulëse që përmbante para dhe letra me vlerë përderisa po ujiste bimë dhe pemë në rrethin Turgutlu të provincës Manisa, të cilën ia dorëzoi eprorëve të tij për të gjetur pronarin e saj.

Duke folur gjatë një ceremomnie ku mori pjesë edhe pronari i çantës, kryetari i komunës, Çetin Akın, çmoi sjelljen shembullore të Uğur-it si një model për mbarë Turqinë, raporton Anadolu Agency. Uğur u shpërblye me monedhë të artë nga komuna Turgutlu. Duke folur para gazetarëve pas ceremonisë, Uğur tha se pronari i çantës dëshironte t’i jepte një dhuratë, por ai nuk e pranoi.

“Unë kreva obligimin tim ndaj njerëzimit. Nuk mund të pranoj diçka që nuk është e imja”, tha Durmuş.

Ai është prind i dy fëmijëve, njëri prej të cilëve vuan nga epilepsia dhe paguan 90.000 lira turke (mbi 16.000 dollarë) për qira dhe kredi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Klani i Kardashian-ve dhe Jenner-ve është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Pasi të lani dhëmbët, të vishni pizhamat dhe të niseni për në shtrat, mos harroni të bëni dhe një gjë të fundit: të mbyllni derën.

Sytë janë mjete të mrekullueshme që na ndihmojnë të vëzhgojmë botën përreth nesh dhe të zbulojmë se çfarë do të donim të kishim në jetën

Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer eksperiencën e tij si pedagog 15 vite më parë, duke treguar për herë të parë se çfarë e detyroi të heqë

1. Mesatarisht ne shohim 5 deri në 7 ëndrra gjatë një nate, të cilat në total zgjasin 2 orë.

Të përzierat e shpeshta në fillim të shtatzënisë i bëjnë mirë nënës së ardhshme

Disa shenja janë më të prirura të tradhtojnë krahasuar me disa të tjera.

Vrasësja seksi e El Chapo-s, Claudia Ochoa Felix, është gjetur e vdekur në rrethana misterioze.