"Maleficent: Mistress of Evil" i Walt Disney rrëzoi nga froni filmin "Joker", duke siguruar vetëm gjatë fundjavës 36 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në të gjithë botën ka siguruar 117 milionë dollarë për tre ditë.

Në “Maleficent 2” interpreton aktorja amerikane, Angelina Jolie, Elle Fanning, MIchelle Pfeiffer nën regjinë e norvegjezit Joachim Ronning dhe nën muzikën e shqiptares Bebe Rexha.

Në vendin e dytë të top listës së filmave më të ndjekur, renditet “Joker” me 29 milionë dollarë fitime, një produksion ky i Warner Bross, në të cilin interpretojnë Joachim Phoenix dhe Robert De Niro.