Kryebashkiakja e një qyteti në Bolivi është sulmuar nga protestues të cilët e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë. Gjithashtu ata e lyen me bojë të kuqe e më pas e prenë flokët dhe vetëm pas disa orësh e dorëzuan në polici.

Kjo vjen pas protestave masive që kanë përfshirë vendin që prej 20 tetorit në zgjedhjet presidenciale. Ajo akuzohet se ka kërkuar masa radikale për parandalimin e protestës.

Të paktën 3 persona raportohen të vdekur nga e cila dhe vetë kryebashkiakja akuzohet se është përgjegjëse. Rasti i dhunimit të kryebashkiakes nuk është i pari pasi kujtojmë që vetëm pak kohë më parë në një qytetë në Meksikë ndodh i njëjti incident.

Pasi morën kryetarin e fshatit të tyre me dhunë nga zyra, e lidhën në kamionçinë dhe e tërhoqën zvarrë në rrugë. Policia ndërhyri për të liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, i cili nuk pësoi lëndime të mëdha.