Aktori dhe komediani i njohur, Matthew Perry është fejuar. “People” ka zbuluar se ylli i serialit “Friends” i ka propozuar për fejesë të dashurës së tij, Molly Hurwitz.

“Vendosa të fejohem” tha aktori. “Për fat të mirë, në këtë kohë rastësisht u takova me gruan më të madhe në planet.”

Në fillim të këtij viti, Hurwitz 29 vjeçe, e cila punonte si menaxhere letrare, ndau një mesazh të ëmbël për aktorin në ditën e Shën Valentinit .

“Shën Valentini im i dytë, por i pari si një influencuese në Instagram”, shkruante në Instagramin e saj, duke bërë tag aktorin 51-vjeçar.

Çifti, filloi të takohej në 2018 dhe thuhet se kaluan pushimet së bashku vitin e kaluar.