Pas rikthimit të tre pengjeve izraelite një ditë më parë mëngjesin e kësaj të hëne Tel Avivi ka liruar 90 të burgosur palestinezë. Një autobus i madh i mbushur me të burgosur palestinezë u largua nga burgu Ofer i Izraelit, i cili ndodhet në afërsi të qytetit Ramallah në Bregun e okupuar Perëndimor.

Pavarësisht  paralajmërimeve  që palestinezët të  mos festonin në publik, turmat përcollën mjetin duke valëvitur  flamujt, përfshirë edhe  atë të Hamasit. Sipas një liste të lëshuar nga Komisioni për Çështjet e të Burgosurve i Autoritetit Palestinez, të gjithë të liruarit janë gra ose adoleshentë, më i riu 15 vjeç.

Tel Avivi  tha se ata ishin arrestuar  për vepra që lidhen me sigurinë e vendit, nga hedhja e gurëve deri tek akuza më serioze si tentativa për vrasje. Ndërkohë Kombet e Bashkuara njoftuan se kamionë me ndihmë humanitare kanë nisur të hyjnë në Gaza.

Lirimi i tri pengjeve izraelite dhe 90 të burgosurve palestinezë është hapi i parë i marrëveshjes së armëpushimit, e cila hyri në fuqi të dielën. Ky është është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore