Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, Roland Nasto është liruar nga detyra e prefektit të qarkut të Durrësit, post të cilin e mbante që nga nëntori i vitit 2017.

Në vendin e tij është emëruar Emiljan Jani, i cili prej vitit 2020 drejtonte Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës.

Kush është Emiljan Jani?

Emiljan Jani ka lindur më 18 korrik 1958 në qytetin e Durrësit.

Ka kryer studimet në degën e inxhinierisë mekanike në fakultetin e Inxhinierisë Mekanike-Elektrike dhe mban Certifikatë Lundrimi me titullin “Chief Engineer”.

Karriera e tij fillon në vitin 1988 si kryemekanik në Drejtorinë e Flotës Durrës.
Në vitin1995, u emërua si përfaqësues për Durrësin i firmës “Ferlut” Sh.A në Tiranë deri në vitin 2009.
Ka vijuar karrierën si sekretar i klubit shumësportesh Teuta në Bashkinë Durrës.

Më pas kaloi në varësinë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si drejtor i shoqërisë së Regjistrit Detar Shqiptar Sh.A.
Në maj të vitit 2017, u emërua prefekti i Qarkut Durrës.
Por po atë vit lirohet nga detyra dhe kalon sërish si drejtor i shoqërisë së Regjistrit Detar Shqiptar Sh.A në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Prej vitit 2020, drejton Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës,