Ndërsa ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e kutive për t’u numëruar, panorama e kandidatëve më të votuar nga listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit është tashmë pothuajse e qartë.

Në krye të listës qëndron Sara Mile, përfaqësuese e Partisë Socialiste në Elbasan, me 18,626 vota. Pas saj vjen Arkend Balla nga Durrësi, gjithashtu i PS-së.

Ajo që bie në sy është dominimi i kandidatëve socialistë në listën e më të votuarve. Vetëm dy përfaqësues nga radhët e Partisë Demokratike arrijnë të futen mes 10 emrave më të votuar, një tregues i qartë i prirjes së elektoratit në këto zgjedhje.

Lista e 10 më të votuarve nga listat e hapura:

  1. Sara Mile – 18,626 vota – Elbasan (PS)
  2. Arkend Balla – 18,439 vota – Durrës (PS)
  3. Blendi Gonxhja – 17,443 vota – Tiranë (PS)
  4. Ceno Klosi – 16,261 vota – Fier (PS)
  5. Ervin Hoxha – 14,421 vota – Tiranë (PS)
  6. Erion Braçe – 13,938 vota – Tiranë (PS)
  7. Jorida Tabaku – 13,747 vota – Tiranë (PD)
  8. Ilir Alimehmeti – 12,685 vota – Tiranë (PD)
  9. Agron Malaj – 12,616 vota – Dibër (PS)
  10. Klevis Jahaj – 12,559 vota – Fier (PS)