Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Panairin e Punës dhe Aftësive në Durrës, në sheshin qendror të qytetit.

Në këtë panair ofrohen 1,500 vende të lira pune nga 63 bizneset më të mëdha në rajon.

“Bëhuni pjesë e këtij panairi dhe zgjidhni profilin që ju përshtatet për të ndërtuar të ardhmen tuaj, të sigurt”, shprehet Rama.