Një ndeshje mjaft e bukur ajo mes Teutës dhe Skënderbeut. Edhe pse një miqësore, dy skuadrat dhanë maksimumin e tyre në fushën e blertë.

Gjithsesi në fund gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura, pasi sulmuesit e të dyja ekipeve nuk ishin të saktë para portës.Skënderbeu ishte më kërkues në fillim dhe iu afrua golit me Oto Xhon.

Gjithsesi Jazxhi për Teutën ishte ai që mund të bënte durrsakët të festonin. I riu me kokë goditi shtyllën. Fraksioni i parë i lojës u mbyll 0-0.

Në ët dytën ishte Kamara që shumoi rastin më të mirë për shënim. Shumë pranë portës ai goditi shtyllën dhe direkt më pas Vila e çoi topin mbi tra.

Sulmuesi i ri më vonë goditi tranversën, kurse për Skënderbeun regjistroi një rast të rrezikshëm Asani. Tentativa të shkuara dëm, pasi nuk pati gol dhe ndeshja u mbyll 0-0.