6 ditë nga nisja e Lojërave Olimpike , frika ka kapluar fshatin ku do të zhvillohet evenimenti i madh sportiv në Tokio, pasi një person ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Një qytetar i ardhur nga jashtë ka dalë pozitiv për Covid-19 në fshatin e atletëve të Lojërave Olimpike të Tokios, thanë organizatorët të Shtunën – rasti i parë i tillë mes shqetësimeve që Lojërat mund të bëhen një ngjarje super-përhapëse e virusit vdekjeprurës.

Në një konferencë për shtyp drejtuesi i Tokyo 2020 Toshiro Muto konfirmoi se një qytetar jorezident i Japonisë i cili, ndërkohë është i përfshirë në organizimin e Lojërave kishte rezultuar pozitiv për covid-19, duke shtuar se individi tashmë është futur në karantinë jashtë fshatit.Ai tha se nuk do ta zbulonte kombësinë e personit, duke thënë se kjo mund të sillte shqetësime për jetën e tij private.

Deri më tani kanë qenë gjithsej 45 raste me Covid-19 të lidhura me Lojërat, ku përfshihen atletë, zyrtarë dhe organizatorë .

Atletët ndërkohë sapo kanë filluar të mbërrijnë për Lojërat olimpike , të cilat zhvillohen nga 23 korrik deri më 8 gusht.