Kapet një 20-vjeçar në kërkim në Tiranë, pasi lokalin e tij e shfrytëzonte edhe si bazë ku ushtrohej prostitucion.

Policia njofton: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. M., 20 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.