Mbrëmja e djeshme ka përkuar me çeljen e një ambienti mjaft elegant për të apasionuarit e verërave dhe pijeve të shtrenjta në kryeqytet, “Les Grands Chateux”. Pronari i këtij “show room”-i, është as më pak e as më shumë se sa vetë kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Të ftuar në festën e promovimit ishin emra të njohur të futbollit dhe jetës publike. Çasti më kulmor në këtë organizim ishte prerja e shiritit nga Cana, që u shoqërua edhe me fishekzjarre. Ajo që ra në sy përgjatë kësaj mbrëmjeje ishte edhe prezenca e të dashurës italiane të Lorikut, Monikës.
E gjatë, e qeshur, shumë simpatike dhe dashamirëse me këdo që i afrohej. E tillë është vajza që i ka vjedhur zemrën yllit të Kombëtares shqiptare, të adhuruar nga femra anembanë botës. Historinë e tij me Monikën, Loriku e ka treguar pak kohë më parë.