Forumi Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) organizoi “Tryezën e Rinisë”, një aktivitet i drejtuar nga kryetarja e forumit, Anisa Ibraj, ku në fokus ishin programi për rininë dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë në Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua për mbështetjen e studentëve, uljen e tarifave të studimit, mundësitë për praktika profesionale dhe punësim, si edhe fuqizimin e arsimit profesional dhe aftësive digjitale.
Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe mbështetja për start-up-et, investimet në inovacion dhe krijimi i më shumë mundësive për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.
Në mesazhin e saj, Ibraj theksoi rëndësinë e dëgjimit të problematikave të rinisë dhe ndërtimit të politikave që u japin më shumë mundësi të rinjve në vend.
Postimi i plotë:
FOTOALBUM | TRYEZA E RINISË LRI![]()
Faleminderit nga zemra për të rinjtë e shkëlqyer të forumit Lëvizja Rinore për Integrim!![]()
Faleminderit të gjithë folësve për kontributin dhe diskutimet e vyera në Tryezën e Rinisë. ![]()
Gjatë këtij takimi lancuam programin tonë për rininë:
• Mbështetje financiare për studentët e ekselencës.
• Përgjysmim i tarifave të studimit dhe ulje e kostove të jetesës studentore.
• Mbështetje për banimin, transportin, ushqimin dhe mjetet mësimore.
• Praktika profesionale pranë kompanive vendase dhe të huaja.
• Internship-e të detyrueshme në Bachelor dhe Master.
• Përmirësim i aftësive digjitale të të rinjve. ![]()
• Zgjerim i programit “Mëso dhe Fito”.
• Fuqizim i arsimit profesional.
• Laboratorë modernë për shkollat dhe universitetet.
• Investime në kërkimin shkencor dhe inovacion. ![]()
• Përmirësim i këshillimit të karrierës.
• Rritje e rolit të sportit në sistemin arsimor.
• Mbështetje për edukimin dhe teknologjitë që adresojnë ndryshimet klimatike. ![]()
• Programi “Youth Guarantee”.
• Subvencionim i punësimit për të rinjtë deri në 29 vjeç.
• Qendra asistence për sipërmarrësit e rinj.
• Inkubatorë biznesi për start-up-et dhe inovacionin.
Sepse besojmë se të rinjtë meritojnë më shumë mundësi, më shumë përfaqësim dhe më shumë besim. Shqipëria duhet t’u përkasë vërtet të rinjve.





