Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konferencë për mediat nga selia blu, ka akuzuar ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, se ka bërë disa udhëtime me skaf në shtetin grek.
Duke cituar një mesazh që sipas tij ka ardhur nga qytetari digjital, Berisha nënkupton se skafi me të cilin udhëtonte Balluku ishte i mbushur me lëndë të jashtëligjshme.
“Lubia ka bërë 3 udhëtime me skaf në Greqi, duke shmangur kontrollet dhe doganat. Nuk mund të them kush kanë qenë skafistët, burimet thonë se ajo ka bërë këto udhëtime me skaf të mbushur plot, e kuptoni vetë me çfarë mund të jetë i mbushur skafi”, tha ai.





