Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë thirrje që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje dhe t’i japin paqes pak më shumë shanse, pasi Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme. 

Kryeministri pakistanez  paralajmëroi se përshkallëzimi i tensioneve midis Izraelit dhe Iranit është një kujtesë e rreziqeve që lidhen me një armëpushim të pasigurt. 

“Rritja e fundit e dhunës në Lindjen e Mesme është një kujtesë e fortë e rreziqeve që lidhen me një armëpushim të pasigurt dhe pasojave të padurueshme që mund të çojë,” shkroi Sharif në X.

Mediat shkruajnë se Islamabad është shfaqur muajt e fundit si një ndërmjetës kyç midis SHBA-së dhe Iranit gjatë konfliktit në Lindjen e Mesme, duke luajtur një rol udhëheqës në negocimin e armëpushimit të përkohshëm në prill.

“Ndërsa punojmë me zell dhe kujdes, së bashku me vëllezërit dhe partnerët tanë, për të gjetur një zgjidhje paqësore diplomatike për konfliktin, dhe veçanërisht kur objektivi përfundimtar është gati të arrihet, ne sinqerisht i nxisim të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje dhe t’i japin paqes pak më shumë shans”, tha ai.