E ardhmja e Romelu Lukakut është ende në pikëpyetje, pasi sulmuesi belg vazhdon të jetë me ulje-ngritje te Interi, ndërsa sa i përket Çelsit, ai nuk do të rikthehet më.

Gjithsesi belgu vazhdon të jetë një lojtar i “Bluve” të Londrës, teksa zikaltrit nuk e dinë ende se çfarë duan të bëjnë me të.

Për këtë gjë ka folur dhe vetë Marota, i cili thekson: “Lukaku e dashuron Interin dhe këtë qytet, por tani ai është një lojtar i Çelsit, kështu që vendimin përfundimtarë do ta marrin ata. Ne do të diskutojmë të ardhmen e Lukakut me trajnerin dhe bordin dhe do të shohim, por ai është një lojtar profesionist dhe e dashuron Interin. Kjo është e rëndësishme”.