Roberto Firmino është një emër i ri për të cilin Inter po mendon për sulmin e së ardhmes.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, braziliani pëlqehet nga zikaltërit, por do të jetë e mundur nëse dhe vetëm nëse Lukaku do të largohej nga Interi.

Drejtuesit zikaltër kanë filluar të mendojnë për Firmino, por paga e tij prej 10 milionë euro në sezon është një shifër më e lartë se limiti aktual i vendosur nga Suning për pagat.

Por edhe në këtë rast efekti përfitues i Dekretit të Rritjes i vjen në ndihmë Marottës dhe Ausilios. Kështu, në rast se sulmuesi brazilian kërkon një neto prej rreth 8 milionë euro, bruto do t’i kushtonte klubit zikaltër vetëm 10,5 milionë, pak më pak se sa duhet tani për të mbajtur Lukakun në huazim.