Romelu Lukaku është blerja e re e Interit.Sulmuesi belg menjëherë sapo zbarkoi në aeroportin e “Linate”-s, ka kryer menjëherë të gjitha ekzaminimet mjekësore në klinikën “Humanitas” në Rozano të Milanos.

Pas vizitave mjekësore, Lukaku është pritur nga tifozë interistë që ndodheshin jashtë ambjenteve të klinikës ku kanë brohoritur në kor emrin e bomberit belg teksa ky i fundit i përshëndeti fansat e tij, i cili i risheh sërish pas një viti distancë.29-vjeçari është rikthyer sërish të veshë fanellën zikaltër pas titullit kampion të fituar në sezonin 2020/2021.

Në sezonin që përfundoi, Lukaku është aktivizuar gjithsej me fanellën e Çelsit në Premier Ligë në total në 26 ndeshje ku shënoi 8 gola dhe nuk mundi dot të dhurojë asnjë asist.