Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm te rrethrrotullimi i Kolonjës në autostradën Fier-Lushnjë.
Një automjet tip Golf, rreth orës 04:30 ka dalë nga rruga duke thyer barrierat anësore dhe ka përfunduar në kanalin kullues.
Si pasojë ka humbur jetën 28-vjeçari nga Tirana, i identifikuar si Serxhio Gogaj.
Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur nxjerrjen e mjetin nga kanali.
Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.
Ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e Lushnjës.
Vendi ku ndodhi aksidenti konsiderohet një pikë e zezë sa i përket numrit të shumtë të aksidenteve me fatalitete.