Një aksident i rënë rrugor ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Një automjet që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.T ka goditur dy këmbësorë (nënë e bijë), duke shkaktuar vdekjen E menjëhershme të 30-vjeçares me iniciale L. Gj. Nga të dhënat nga vendngjarja, fëmija nuk ka probleme për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij BMW  me targa AC 666 AT ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.