Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (17 maj) pranë shkollës Ismail Qemali në Tiranë.

Mësohet se një mjet i ka prerë rrugën një motori dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i lënduar.

I lënduari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po zbardhin rrethanat e aksidentit.