Në fshatin Zhamë të Lushnjes, përgjatë aksit nacional Lushnje – Rrogozhinë një mjet ka marrë flakë në lëvizje. Drejtuesi i mjetit është lajmëruar nga të tjerë shoferë të rrugës së në pjesën e pasme po dilte tym, e më pas shpërthyen flakët.

Në mjet ishin 4 të rinj nga Durrësi. Dy prej tyre janë hedhur nga makina në lëvizje e sipër, ndërsa dy të tjerët dolën pasi drejtuesi i mjetit e futi makinën në xhepin e rrugës.

Të plagosurit janë Xhanluka e Fabjan Xhani, 19 dhe 17 vjeç nga Luzi, Erjet Kaja, 18 vjeç nga Durrësi dhe Ardit Sula, 21 vjeç, po nga Durrësi.

Mësohet se dy prej të rinjve janë nisur në Tiranë për shkak se kanë pësuar djegie të cilat nuk mund të trajtohen në spitalin e Lushnjes.

Ndërkohë, drejt Tiranës do të dërgohen edhe dy të plagosurit e tjerë si pasojë e dëmtimeve që kanë marrë në gjymtyrët e poshtme.