Një aksident është shënuar mesditën e sotme në autostradën Rrogozhinë-Kavajë.

Sipas informocioneve jozyrtare një makinë me drejtuese një grua është përplasur me një kamion.

Si pasojë, drejtuesja ka mbetur e bllokuar në makinë dhe pritet ndërhyrja e zjarrëfikses për të bërë të mundur nxjerrjen e saj nga mjeti.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe policia. Po punohet për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.