Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”.

Një automjet me drejtues shtetasin 23 vjeç, banues në Fier, ka përplasur këmbësorin, shtetasin 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.