Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në San Lazzaro, komuna e Bolonjës, Itali, ku ka mbetur e vdekur një 50-vjeçare shqiptare.

Aksidenti ndodhi në orën 6:45, në një segment të rrugës midis Bolonjës, Rastignanos në San Lazzaros, fshati ku banonte viktima.

Makina që përplasi shqiptaren drejtohej nga një grua, e cila ndaloi menjëherë dhe telefonoi urgjencën. Mbetet për t’u sqaruar nëse goditja erdhi mbi vijat e bardha.

Në vendngjarje nuk pati dëshmitarë dhe policia bashkiake do të marrë pamjet e kamerave të sigurisë, disa prej të cilave të drejtuara pikërisht nga vendi i aksidentit.