Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në Divjakë, ku ka ndërruar jetë një i moshuar 91 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Goriçaj të Divjakës, ku i moshuari është përplasur nga një automjet tip “Benz”.

Dyshohet se arsyeja e aksidentit vjen pas pakujdesisë së të moshuarit.

Në vendngjarje ndodhet policia, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.